Cila është sfida e banorëve nga Vëllai i Madh për të fituar 5 mijë euro?

By

“Prince Caffe” sot i ka vënë në sfidë banorët e shtëpisë më të madhe në vend, Big Brother VIP Kosova 2.

Kompania më e madhe e kafesë në vend, “Prince Caffe,” ka rezervuar një sfidë që është interesante dhe shumë domethënëse.

Nga kjo sfidë banorët do të kenë mundësi në rritjen e buxhetit të tyre me 5 mijë euro më shumë.

Ata kanë për të krijuar dy mozaikë me kokrra të kafesë së “Prince Caffe”, ku si imazh është ikona e ndjerë e artit kosovar, aktorja Leze Qena.

Qena ka qenë imazh i “Prince Caffe” turke për shumë vjet. Mozaikët e punuara nga banorët që janë të ndarë në dy grupe do të shfaqen në Teatrin Kombëtar të Kosovës dhe Teatrin “Dodona”./Klankosova.tv

Artikuj të ngjashëm