Nuk hyn në grupin e këngëtareve që komentohen shumë në mediat online falë edhe bagazhit artistik ndër vite dhe llojit të muzikës që bën por befasishëm, Violetë Kukaj u ‘bombardua’ me thashetheme nga të gjitha anët së fundmi.
U trajtua gjerë e gjatë lajmi se i ka hyrë fesë duke u mbuluar teksa sikur të mos mjaftonte ky thashethem, gjitashtu u përfol se është larguar nga muzika shkaku i humbjes së zërit.
Por, këto dy spekulime që bënë xhiron gjerë e gjatë në portale nuk patën replikë nga Violeta për asnjë çast.
E çdo gjë u kuptua sonte në Prive, me paraqitjen e parë televizive pas shumë kohësh të këngëtares së njohur.
Detajet i mësoni në materialin e mëposhtëm.