Çifti simpatik: Leonita dhe Granit Xhaka rrezatojnë dashuri në këtë imazh

By

Ai është njëri ndër futbollistët më të famshëm shqiptarë, për të mos thënë emri më i dashur për të gjithë për veprimet që bëri në ndeshjen kundër Serbisë në Kampionatin Botëror të Futbollit.

Granit Xhaka bëri shqiponjën me duar kur shënoi gol për Zvicrën dhe kjo tërboi tifozët Serbë, dhe që nga ai moment, ai fitoi simpatinë e pakusht të të gjithë neve.

Por anash jetës profesionale, ai është një super djalë dhe tejet i përkushtuar për familjen.

Sidomos karshi gruas së tij Leonitës, e cila është shqiptare nga Zvicra. Çifti u martuan vitin e kaluar ndërsa jetojnë në Angli, derisa Xhaka luan në Premier Ligë për Arsenalin.

Është Leonita ajo që ka publikuar një fotografi me bashkëshortin e saj futbollist, në të cilin dyshja rrezaton lumturi dhe dashuri. /Prive.al

View this post on Instagram

❤️ @granitxhaka

A post shared by LEONITA XHAKA ♡ (@leonita.x) on

Artikuj të ngjashëm