Shokon artisti shqiptar: Një grua më përdhunoi kur isha 16 vjeç!

By

Kjo është definitivisht ndër deklaratat më të pazakonta e dhënë në ndonjë medium shqiptar ndonëjherë.

Bëhet fjalë për Robert Aliaj, artistin e famshëm shqiptar i cili në mbrëmjen e së premtes ka qenë i ftuar në emisionin “Provokacija” të gazetarit Mustafa Nano ku ka treguar për herë të parë një histori të ndodhur shume vite më parë.

Aliaj ka folur hapur për eksperiencën e tij të parë me një femër e cila sipas rrëfimit ka qenë e pazakontë. Me natyrën e tij moskokëçarëse Aliaj tregon “Unë nuk kam bërë dashuri për herë të parë, mua në ka përdhunuar një femër, në moshën 16-vjeçare, një mami”.

Image result for robert aliaj

Ai vijoi më tej rrëfimin kur tha se “kjo ngjarje më ka shkatërruar”, ndërsa tregoi se pavarësisht si duket në syrin e publikut, ai është një njeri i ndjeshëm, dhe përpiqet të qendrojë i fortë vetëm për fëmijët. “Dua ta mbaj veten për fëmijët, por unë jam shumë i dobët”, është deklaruar Aliaj, shkruan Bordo.al.

Robert Aliaj është i martuar me përkthyesen Mimoza Dino dhe nga historia e tyre 30-vjeçare e dashurisë kanë ardhur në jetë edhe dy fëmijët e tyre: djali Kristi dhe vajza Gala.

Image result for robert aliaj

 

Artikuj të ngjashëm