Çifti shumë i përfolur këngëtarja Jessie J dhe aktori Channing Tatum kanë vendosur të ndahen përfundimisht.
“Jessie dhe Channing me të vërtetë kujdesen për njëri-tjetrin. Ju vetëm duhet të shikoni në postimet marramendëse që ata bënë për njëri-tjetrin gjatë marrëdhënies së tyre për ta parë atë”, ka thënë një burim për The Sun.
“Kjo është arsyeja pse ata donin t’i jepnin romancës së tyre një tjetër goditje, por për fat të keq nuk ka funksionuar”.
“Ndarja ishte miqësore dhe ata janë akoma në kontakt. Ata janë duke kaluar kohë dhe janë të hapur për të takuar njerëz të rinj”, vazhdon burimi.
Kujtojmë se Jessie e Channing Tatum ishin bashkë që nga viti 2018 por të ndarë herë pas here.