Ryan Reynolds dhe Blake Lively kanë njoftuar se ata kanë dhuruar 1 milionë dollarë për dy organizata për ndihmë të urisë në linjat e frontit duke ndihmuar disa nga popullsitë më të prekshme gjatë pandemisë së koronavirusit.
“Covid-19 ka ndikuar brutalisht të moshuarit dhe familjet me të ardhura të ulëta,” shkroi ylli “Deadpool”. “Blake & Unë po dhurojmë 1 milionë dollarë për t’u ndarë midis Feeding America dhe Bankave Ushqimore Kanada. Nëse mund të dhuroni, këto organzata kanë nevojë për ndihmën tonë.”
Lively shkroi në Instagram, “Megjithëse duhet të distancohemi për të mbrojtur ata që nuk kanë mundësi të vetë karantinohen, ne mund të qëndrojmë të lidhur. Mos harroni të vetmuarin dhe të izoluarin. Facetime, Skype, bëj një video. Mos harroni dashurinë që mund të udhëtojë nëpër të gjithë këtë. ”
Feed America operon një rrjet bankash ushqimesh në të gjithë SHBA ndërsa Bankat e Ushqimit Kanada bën të njëjtën gjë në Kanada, vendin prej nga vjen aktori Reynold.