Chrissy Teigen ka zbuluar lajmin tronditës se ajo ka pësuar humbje të shtatzënisë.
Autorja 34-vjeçare e librit të gatimit shkroi në Instagram për të njoftuar se ajo dhe John kishin humbur fëmijën e tyre të palindur, një djalë që po planifikonin t’i vinin emrin Jack.
“Jemi të shokuar, të tronditur dhe në llojin e dhimbjes që nuk e kemi ndjerë më parë”, shkroi Chrissy.
“Nuk ishim në gjendje të ndalonim gjakderdhjes dhe t’i jepnim foshnjës sonë lëngjet që i duheshin, pavarësisht qëseve e qeseve të transfuzioneve të gjakut. Thjesht nuk ishte e mjaftueshme”.
“Për jak-un tonë – më vjen keq që momentet e para të jetës suaj u takuan me kaq shumë komplikime, saqë nuk mund të të jepnim shtëpinë që të duhej për të mbijetuar. Gjithmonë do të të duam”, shtoi ajo.
Gjatë javëve të fundit të shtatzënisë së saj, Chrissy ka treguar në vazhdimësi për problemet shëndetësore nëpër të cilat po kalonte, dhe së fundmi ishte shtruar në spital për shkak të gjakderdhjes së tepruar.
Chrossy dhe John njoftuan gjatë muajit gusht se ishin në pritje të fëmijës së tyre të tretë. Ata janë prindër të vajzës katërvjeçare Luna dhe djalit dyvjeçar Miles.