Këngëtari i famshëm amerikan Chris Brown, po bëhet baba për të dytën herë.
30 vjecari po pret një fëmijë me ish të dashurën e tij Ammika Harris, raporton Page Six, transmeton Prive.
Chris dhe Ammika, aktualisht nuk janë më bashkë, mirëpo gazeta raporton se shtatzënia e saj ka shkaktuar po ashtu që Chris t’i japë fund lidhjes me të dashurën e tij të fundit Indyamarieton.
Ky do të jetë edhe fëmija i dytë për Brown, i cili ka një vajzë pesë vjeçare me emrin Royalty, me ish të dashurën e tij Nia Guzman, ndërsa emrin e vajzës së vogël, e mbanë edhe albumi i fundit i Brown. /Prive.al