Influencuesja italiane Chiara Ferragni dhe burri i saj Fedez kanë mbledhur mbi 3 milionë euro për të ndihmuar në trajtimin e epidemisë së koronavirusit në Itali përmes një fushate Go Fund Me.
Çifti gjithashtu bëri një dhurim personal prej 100,000 € për të ndihmuar në financimin e shtretërve të rinj spitalorë në zonën e kujdesit intensiv të spitalit San Raffaele të Milanos.
Projekti u zhvillua me profesorin Alberto Zangrillio, i cili është drejtues i departamentit të kujdesit kardiovaskular dhe të përgjithshëm të spitalit Milanese.
Influencuesja italiane Ferragni ka përdorur platformën e saj për të paralajmëruar ndjekësit e saj në Instagram që të marrin të gjitha masat e nevojshme për të luftuar krizën, si dhe duke theksuar se ekziston çështja serioze e një numri jo adekuat të shtretërve të disponueshëm në kujdesin intensiv brenda spitaleve.
Ajo po ashtu në llogarinë e saj si për trasnparencë ndau pamje nga brenda njësisë së re e cila u ndërtua në kohë rekord për vetëm 8 ditë.
Njësia e re e kujdesit intensiv të Spitalit San Raffaele e ndërtuar në kohë rekord, vetëm 8 ditë, është zyrtarisht gati për urgjencën e koronavirusit. Nga e hëna 23 mars do të mirëpresë të sëmurin rëndë # Covid19.
“Ndërtimi, i realizuar në fushat sportive të @unisr, u financua tërësisht me donacionet e marra dhe me mbledhjen e fondeve të nisura nga Ferragnez në gofundme.com. Faleminderit përsëri për @fedez dhe @chiaraferragni dhe përafërsisht 200 mijë donatorë që kanë kontribuar në Itali dhe jashtë saj. Faleminderit edhe atyre që kanë punuar pa u lodhur për ta kthyer shpresën në realitet. Zgjerimi i objektit gjithashtu do të jetë gati brenda javëve të ardhshme, i cili do të sigurojë shtretër shtesë për kujdes intensiv.” – shkruan në postimin e mëposhtëm. /Prive.al