Këngëtari Labinot Tahiri, këtë vit përpos me punën në planin profesional, ishte tejet aktiv edhe në një fushë tjetër. Ai i doli në ndihmë qindra rasteve në nevojë gjithandej ku flitet shqip.
Madje pak javë më parë, në një kalkulim që bëri Prive.al rezultoi se Labi me miq e fansa që e mbështetën në kauzën e tij, kishte arritur të mblidhte mbi 88.000 euro.
I gjithë ky kontribut ka bërë që Labi në publik të fitojë një përshtypje edhe më të mirë, duke u zgjedhur së fundmi nga dëgjuesit në një emision radioje si Personazhi i Vitit.
Me këtë konstatim është pajtuar totalisht kolegu i tij, Gena, që mendon se Labi është njeri i viteve dhe jo vetëm i një viti që ka bërë më shumë se politikanët e njerëzit tjerë me influencë bashkë.
Më poshtë mund ta lexoni të plotë komentin e Genës të cilin Labi e ka ndarë në profilin e tij në Facebook. /Prive.al/