Çfarë të vishni në periudhën më konfuze të vitit, “post-verë dhe pre-vjeshtë”?

By

Përsëri ajo koha e vitit që është më e vështira për në që të vishemi. Në mëngjes bën shumë ftohtë, pastaj paraditja vjen e bëhet më e nxehtë, kurse mbrëmja përsëri ftohtë.

Atëherë, për disa që nuk e kanë detyrë të zgjohen herët në mëngjes dhe të vazhdojnë punën e tyre deri në orët e pasdites, një gjë e tillë nuk do të paraqiste problem.

Mirëpo një gjë duhet ta pranojmë, kjo linjë mes stinëve, është kohë shumë argëtuese që ne të eksperimentojmë me kombinime të veshjeve.

Kemi kaluar një pjesë të konsiderueshme të shtatorit dhe temperaturat janë ende verë, mirëpo shumica nga në, ndihemi se duam të veshim rrobat e vjeshtës. Tani në mes te kësaj kohe të ngrohtë dhe dëshirës tonë të nxjerrim garderobën e vjeshtës, si mund një vajzë të kombinohet që në të njejtën kohë të duket bukur dhe të ketë temperaturë konstantë të trupit?

Paleta e ngjyrave është çelësi

Moda, e gjitha është ngjyra dhe materiale. Paraqitjet verore tregojnë fluoreshencë, korale, të verdhën dhe të bardhën. Ngjyrat e vjeshtës janë më të ngrohta dhe tokësore. Kështu një kombinim mes dy paletave të ngjyrave do të bëjë një veshje shumë të bukur.

Kombinimi i materialeve

Për një veshje që i përshtatet këtij tranzicioni të stinëve, është e përshtatshme të kombinoni edhe materialet e rrobave te verës me ato të vjeshtës.

Image result for linen pasnts with fall blouse

Vishuni me rroba verore, mirëpo kombinojeni me një kardigan të vjeshtës

Nëse jeni vajza që zgjoheni herët për punë ose për shkollë, një zgjidhje e tillë është ideale. Të kombinoni një veshje verore me një kardigan më të hollë që e vishni gjatë vjeshtës. Gjatë këtij kombinimi mos anashkaloni edhe kombinimin e ngjyrave.

Image result for summer dress with cardigan

Luani me këpucët tuaja

Edhe pse mund të jetë herët që të vishni çizme të gjata, një fustan veror me lule duket shumë bukur me një palë çizme të shkurtra, ato që vishni kur bie shi. Një dukje e tillë padyshim që duket tërheqëse dhe interesante.

Image result for boots with summer dresses

 

Artikuj të ngjashëm