Netflix ofroi pamje të shkurtra në episodet e fundit të dramës së tij të suksesshme globale “Money Heist”, duke zbuluar tensionin e madh midis ekipit.
“La Casa de Papel”, e njohur si “Money Heist” në tregjet në gjuhën angleze, do të nisë pesë episodet e saj të fundit më 3 dhjetor. Netflix theksoi se seriali është drama e tij më e shikuar jo në gjuhën angleze që është parë nga 180 milion familje në botë.
E vendosur në Madrid, “La Casa de Papel” rrotullohet rreth një grupi grabitësish, të cilët vendosin të hyjnë në bankën spanjolle për të vjedhur miliona euro në para.
Suksesi i serialit përtej kufijve të Spanjës dhe Evropës ishte një sinjal i hershëm për Netflix se thellimi i strategjisë së gjuhës lokale do të paguante dividentë në planin afatgjatë. /Prive.al