Çfarë simbolike ka grimi në klipin e ri të Dafinës ?!

By

Tash e disa ditë në rrjete sociale kanë filluar të qarkullojnë foto të Dafina Zeqirit nga klipi i saj i ri. Si çdo herë tjetër, këngëtarja edhe kësaj rradhe nuk ka zhgënjyer me paraqitjen e saj.

Por ajo që ra në sy ishte grimi pak më i veçantë i Dafinës për të cilin u përkujdes grimerja Sellma. Në vizatimin e fytyrës përpos karakterit estetik, përçohet edhe një mesazh tjetër.

Këngëtarja ka menduar që në videoklipin e saj të bëj një homazh për muzikantin David Bowie që ndërroi jetë në muajin Janar. Ringjallja e imazhit me të cilin ky artist është njohur për vite të tëra duket se ka qenë rruga e zgjedhur nga Dafina për ta kujtuar legjendën.

Njejtë veproi edhe Lady Gaga që në performancën e saj në Grammy, imazhin e saj e kuroi komplet nën identitetin e Bowie. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm