Dua Lipa, Bebe Rexha dhe Rita Ora kanë qenë pjesë e një shkrimi të revistës së njohur greke “Athens Voice”.
Ndryshe nga çfarë jemi mësuar të lexojmë artikuj grekë ku ofendohen shqiptarët, këtë herë ka qenë një surprizë përmbajtja e tij.
“Idhujt botërorë të pop-it nga Shqipëria” nis artikulli, duke treguar rrugëtimin e vajzave në divat e muzikës botërore. Ndër të tjera theksohet sesa krenare ndihen këto vjaza për prejardhjen e tyre.
Në shkrim është prekur problemi i paragjykimit që grekët u bëjnë emigrantëve, sidomos shqiptarëve, ndonëse në Greqi ka shumë të tillë.
Mbase duke ju referuar këtu këngëtares Eleni Foureira, e cila edhe pse me një zë unik, ju desh shumë kohë të pranonte se nga vinte, pikërisht nga frika paragjykimit, transmeton tvklan, përcjell Prive.
Në shkrim janë marrë shembull vende si SHBA dhe Britania e Madhe, ku nuk ka rëndesi se nga je por nëse ke talent i ke të gjitha mundësitë për të qenë ai që dëshiron.
Në fund revista greke e përmbyll artikullin e saj me frazën “aty ku ka talent dhe vullnet mund t’ja dalësh, pa marrë parasysh se nga ku keni ardhur dhe si jeni rritur”.