Çfarë s’bëjnë fansat për idolët! Ky djalosh bën tatuazh emrin e këngës së Tunës!

By

Fansat e këngëtarëve shqiptarë shpesh kanë shkuar deri në çmenduri për idolët e tyre, duke bërë tatuazhe fytyrat e tyre, duke shkruar emrat e tyre në trup e duke iu shkuar me lule te shtëpia.

Edhe për këngëtaren Tuna Sejdiu që u kthye fuqishëm në skenë, dikush është kujdesur që të promovojë këngën e saj të re më së miri.

Një fans i Tunës e ka shkruar në krahun e tij emrin “Chonga” që është edhe kënga më e re e këngëtares, me të cilën ajo shënon rikthimin në skenën muzikore, pas një pauze 2 vjeçare. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm