Përmes portalit Prive.al ju informuam se dyshja Blunt & Real po përgatiten për projektin e radhës.
Ata kanë pushuar së sjelluri produkte të reja tash e gjashtë muaj gjegjësisht që nga lansimi i këngës “Xhinset” e që njëherit ishte projekti i fundit.
Kënga më e re nga Dj Blunt e Real 1 titullohet “Presion” muzika dhe teksti i saj janë punuar nga vet dyshja derisa është inçizuar në studion e Florent Boshnjakut.
Xhirimet e klipit do të realizohen jashtë Kosovës.