Çfarë po ndodhë mes Irina Shayk dhe Tom Brady?

By

Raportimet për një romancë të mundshme mes ish-qendërmbrojtësit të futbollit amerikan Tom Brady dhe supermodeles Irina Shayk dolën së fundmi, por sipas tabloidit People, dyshja kanë disa javë që takohen.

“Ka një tërheqje”, thonë burime për këtë media, e cila shton se Brady dhe Shayk nuk kanë qenë kurrë të përfshirë në mënyrë romantike që nga nisja e verës, përcjell klankosova.tv.

Sipas People të dy fillimisht filluan të flisnin kur ishin të ftuar në një dasmë në Sardenjë të Italisë gjatë muajit qershor.

Por çfarë mendimi ka ish-partnerja e futbollistit amerikan?

Modelja Gisele Bundchen dëshiron sipas mediave të huaja për të mirën për ish-partnerin e saj dhe dëshiron ta shohë atë të lumtur.

Brady dhe Bündchen, finalizuan divorcin e tyre pas 13 vitesh martesë në Mars. Çifti kanë së bashku dy fëmijë.

Artikuj të ngjashëm