Capital T zbulon dy emrat e parë të artistëve që do performojnë në “Time Capsule II”

By

Së shpejti, Capital T do të sjellë një nga koncertet më të mëdha që janë mbajtur në Kosovë.

Bëhet fjalë për kapitullin e dytë të “Time Capsule” ku në skenë do të ngjiten edhe shumë emra të njohur.

Së fundmi, vet reperi ka zbuluar dy emrat e artistëve që do të jenë pjesë e koncertit të tij.

Nëpërmjet postimeve në llogarinë e tij në Instagram, rap-artisti ka njoftuar se Rina Balaj dhe Lluni janë dy emrat e parë që zbulohen si performues në koncertin e 11 gushtit.

Artikuj të ngjashëm