Teksa është në fokus të mediave për jetën private së fundmi, këngëtarja Tuna Sejdi ka preferuar të qëndrojë e heshtur.
Pa japur shumë material mbi zhvillimet e shumëpërfolura, ajo po vazhdon normalisht aktivitetin e saj.
E duket se gjithë këtë periudhë këngëtarja nuk po e kalon në Prishtinë.
Tuna ka tash e një kohë që është zhvendosur në Shkup, mbase për të ikur pak nga përditshmëria e Prishtinës.
Nuk dihet nëse ky zhvillim lidhet me krizën e përfolur në raport me Patrisin teksa fansat presin sinjale për t’u qetësuar mbi zhvillimet në jetën private dhe publikimin e projektit të shumëpritur. /Prive.al/