Mbrëmjen që lamë pas, fansat e çiftit të ri Fero dhe Arbenita Ismajli janë shqetësuar goxha.
Papritmas, dyshja filluan mos të ndjekin njëri-tjetrin në rrjete sociale teksa reperi madje edhe fshiu të vetmen foto me të dashurën, të cilën po preferon ta quajë ‘shoqe’.
Kaq mjaftoi që të krijohen dyshime mbi një krizë të mundshme mes çiftit.
Fshirja e fotove nga rrjetet sociale dhe largimi i ‘follow’ janë pa dyshim indikatorët kryesorë të ndarjes së një çifti në ditët e sotme.
Sidoqoftë, duket se nuk ka arsye për t’u shqetësuar.
Kjo për faktin që në pak orë, Fero ka rikthyer fotografinë teksa dyshja kanë nisur sërish të ndjekin njëri-tjetrin.
Se a bëhet fjalë për një krizë apo thjesht tentativë për vëmendje të shtuar këtë s’mund ta themi me siguri por e rëndësishme është që gjithçka i është kthyer normalitetit. /Prive.al