Çfarë po ndodh me ‘Studio Sellma’?!

By

Grimerja më e suksesshme në trojet shqiptare, Sellma Kasumoviq që me punën e saj është shndërruar në pikë reference tash e një kohë, duket se po sjell risi.

Tashmë kur është zgjeruar në objektin e ri, ka nisur linjën e buzëkuqëve dhe është njohur ndërkombëtarisht duket se risitë nuk po ndalen.

Indikacione për diçka të re ka dhënë vetë Sellma përmes një postimi në rrjete sociale.

‘Ka ardhë koha me zgjeru familje që të gjithë e dojmë kaq shumë. Gjithçka është super sekret dhe surprizë për juve po punohet shumë’ – deklaron mes tjerash Kasumoviq në postimin e bërë.

Meqenëse detajet po mbahen hermetike, nuk mund të thuhet me siguri se çka po përgatitet për klientet besnike e të shumta në numër por nuk ka dilema se bëhet fjalë për diçka që do të pëlqehet. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm