Enuri sjell këngën e Ledrit siç nuk e keni dëgjuar më parë (VIDEO)

By

Këngët i ka gjithmonë hite. Por, edhe pse projektet muzikore të Ledri Vulës dëgjohen shumë, janë të pakta në numër versionet e krijimeve muzikore të reperit që trajtohen nga artistë të tjerë.

E një i tillë, komplet unik është publikuar sot nga prezantuesi i Wazzup, Enur Pakashtica.

Ai ka vendosur të sjellë në mënyrën e tij, këngën ‘A jena Mirë’ siç nuk priste askush.

Në pak minuta nga publikimi, cover-i i Enurit ka marrë shumë komente pozitive duke vulosur faktin se transformimi në ritëm e zhanër i projektit ‘A jena mirë’ ka qenë një zgjedhje plotësisht e duhur. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm