Çfarë po ndodh me shtatzëninë e Emina Çunmulajt ?!

By

Modelja Emina Çunmulaj që prej kuptimit të lajmit se është shtatzënë, këtë periudhë të  pritjes së ëmbël e ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale.

Në baza ditore, Emina ka rrëfyer eksperiencën e saj duke u treguar shumë e kujdessshme në ushqim e duke i kushtuar rëndësi të madhe edhe aktiviteteve fizike.

Por, duket se princesha e ëmbël po ka dëshirë të qëndroj më shumë në barkun e nënës.

Kjo për faktin se tashmë kanë kaluar dy ditë nga termini kur Emina është dashur të lind dhe nuk ka akoma shenja të një gjëje të tillë.

Përmes rrjeteve sociale, modelja ka treguar se ka provuar çdo gjë të mundshme për të përshpejtuar këtë proces mirëpo asgjë s’ka funksionuar.

Ndjekës të shumtë në rrjete sociale e kanë këshilluar Eminan të mos bëhet merak meqenëse bebi do dalë ‘kur të do vetë’. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm