Të famshmit bëhen shënjestër e sulmeve në shtëpi!

By

Një ekip hajdutësh të maskuar gjurmuan aktorin dhe ish-prezantuesin e BET Terrence Jenkins në shtëpinë e tij në Sherman Oaks herët të mërkurën dhe u përpoqën ta bllokonin atë me një makinw, por ai mundi të ikte me makinën e tij ndërsa u shkrepwn edhe arme.

Autoritetet thonë se kjo është e fundit në një seri grabitjesh në shtëpi. Shefi i policisë së Los Anxhelosit, Michel Moore paralajmëroi se departamenti i tij ka parë një rritje të krimeve të tilla në javët e fundit në zonat më të pasura të Westside.

Në mesin e atyre që ishin në shënjestër javët e fundit ishte rezidenca e yllit të “Real Housewives of Beverly Hills”, Dorit Kemsley, Encino, ku grabitësit e maskuar u larguan me sende në vlerë të 1 milion dollarëve. Detektivët besojnë se ajo u ndoq në shtëpinë e saj përpara se dy burra të hynin në shtëpi.

Kapiteni i LAPD Jonathan Tippet, i cili mbikëqyr Divizionin e Vrasjeve të Grabitjeve, tha se hetuesit besojnë se ekipe të shumta grabitëse qëndrojnë pas serisë së krimeve në javët e fundit.

Ishte e paqartë se sa grabitje ka pasur dhe sa ekuipazhe janë të përfshirë. Statistikat e krimit të LAPD tregojnë se grabitjet në mbarë qytetin në vitin 2021 janë rritur vetëm 1.9% krahasuar me 2020 dhe më shumë se 15% më pak nga 2019.

Por të paktën dy raste që përfshijnë personazhe të famshëm kanë sjellë vëmendjen e mediave. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm