Ka rreth 1 muaj që Labinot Tahiri ka paralajmëruar një këngë të re. Ky projekt mban titullin “Amanet mos më harro” e rreth saj tregoi edhe në intervistën e fundit për Prive, tre javë më parë.
Mirëpo, edhe pse ishte menduar që po atë javë kur u bë intervista të publikohej, kjo gjë nuk ndodhi.
E gjitha për faktin se Labi ishte i angazhuar me aksione humanitare e nuk dëshironte që vëmendja e tij të largohej nga kjo pjesë me publikimin e projekteve muzikore.
Mirëpo, duket se tashmë është koha për ta dëgjuar këtë baladë të krijuar nga Bini Nebihu me tekst të Fuegos e klip të XL Films.
“Amanet mos më harro” do të ketë premierën sot në YouTube në ora 17:00./Prive.al