Çfarë po ndodh me Kendall Jenner pas ndarjes nga Devin Booker?

By

Kendall Jenner dhe ylli i NBA-së, Devin Booker, të cilët sapo u ndanë pas dy vitesh së bashku, kishin ide të ndryshme se ku po shkonte lidhja dhe të dy janë të fokusuar në karrierën e tyre, thotë një burim për Page Six.

“Ndërsa ata kujdesen për njëri-tjetrin, Devin nuk do të propozonte martesë dhe prioriteti i tij është karriera”, thotë burimi. “Karriera e Kendall dominon gjithashtu jetën e saj”.

Booker, 25 vjeç, është në Phoenix Suns, ndërsa ylli i realitetit Jenner, 26 vjeç, është e zënë me karrierën e saj shumë të suksesshme të modelimit.

Dyshja mori pjesë në dasmën e Kourtney Kardashian dhe bateristit Travis Barker në Itali muajin e kaluar dhe së fundmi u panë në ditëlindjen e shoqes Jenner Anastasia “Stassie” Karanikolaou në Los Angeles.

Ata fillimisht filluan të takoheshin në pranverën e vitit 2020, por nuk e bënë publike deri në Ditën e Shën Valentinit 2021 kur Jenner postoi një foto të saj dhe Booker duke u përqafuar në Instagram.

Artikuj të ngjashëm