Çfarë po ndodh me Dafinën këtë verë?!

By

Në dy-tre vitet e fundit, këngëtarja Dafina Zeqiri i ka dhënë një kahje të re jetës së saj.

E zhvendosur në Amerikë ku po punon fort në një sukses ndërkombëtar, ajo ka qëndruar relativisht pak në Kosovë.

Megjithatë, kanë qenë muajt Korrik dhe Gusht ata që gjithmonë e kanë rikthyer këngëtaren në trojet shqiptare me turin intenziv të koncerteve muzikore që shpesh kapnin dy lokacione të ndryshme në një natë.

Për habinë e shumëkujt, në këtë verë Dafina nuk është rikthyer duke i munguar fansave që të paktën kishin mundësinë përgjatë kësaj periudhe të vitit të ishin pranë këngëtares së preferuar.

Data nuk janë përlajmëruar në një të ardhme të afërt por mbetet të shihet nësë Zeqiri dhe menaxhmenti kanë përgatitur befasi përgjatë javëve në vazhdim… /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm