Mihrijes i komentojnë pozat e nxehta: ‘Marre’! Ja si i përgjigjet

By

Këngëtarja Mihrije Braha po vazhdon të mos lëshoj fronin me poza të nxehta gjatë verës nëpër rrjete sociale.

Përkundër moshës që i është afruar të 50-tave, Braha vazhdon të shkelqej me imazhin që reflekton.

Por, kjo mund të mos i pëlqej të gjithëve.

Në një prej fotografive të fundit nga pushimet në Dhërmi ku edhe xhiroi klipin e ri një prej komentuesve i ka shkruar: ‘Marre pasha Allahun nuk je as ne koh e as ne trend’.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i vetë këngëtares e cila në replikë është shprehur: ‘Pse marre …nese je i pa ditun punë e jotja…..a me të than të drejten unë krejt i kom…ama bash krejt i kom….M B’.

Ndryshe, fotoja ka marrë goxha pëlqime nga të tjerë persona që e ndjekin Mihrijen e që nuk kanë mendimin e komentuesit që ka shkaktuar polemikë në hapësirën e komenteve. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm