Elvana padyshim që është njëra prej artisteve më të kompletuara shqiptare, projektet e saja kanë gjithmonë seriozitetin dhe realizimin deri në detaje, si në këngë ashtu edhe nga ana vizuale e tyre e kjo e ka shndërruar pikërisht në njërën prej më të mirave në këtë fushë.
Por nëse kohëve të fundit trendi i dueteve është në rritje, Elvana Gjata këtë gjë e ka kuptuar shumë kohë më parë, pasi që në fillimet e karrierës se saj ka pasur duete të shumta dhe atë vetëm me meshkuj.
Dueti ku këngetarja u bë e njohur në muzikë e sidomos ka marr famën në Kosovë ishte bashkëpunimi me Tingullin e 3, aso kohe me këngën’ Mames’, këngë e cila u shndërrua në hit të padiskutueshëm.
Pas hitit’ Mamës’ menjëherë pasoi dueti ‘Të dy’ po në bashkpunim me Tingullin 3 ku Elvanës i dha famën e dëshiruar prej kohësh pasi që Tingulli 3 në atë kohë ishin shumë të dëgjuar dhe kishin arritur të ishin ndër grupet më të njohura shqiptare.
‘Mamani nejën’ është bashkëpunimi tjetër nga Elvana me artistin Fuga, këngë e cila rezultoi e tejet e sukseshme në vitin 2010.
Koha kalonte e këngëtarja ngjitej me shpejtësi duke u bërë një ndër më të dëgjuarat duke vazhduar traditën e saj të bashkëpunimeve tashmë me reperin Mc Kresha në projektin “1990”.
Ajo nuk u ndal me kaq pasi që kësaj rradhe solli një projekt baladë me reperin 2PO2 të titulluar ‘Beso’.
Kënga ishte pak më ndryshe ngase Elvanën ishim mësuar ta shihnim në bashkëpunime duke sjellur këngë ritmike.
E në mesin e këtyre artistëve si mund të mungonin grupi Kaos me të cilët ajo solli projektin ‘Disco Disco’ e cila na ktheu prapa në vitet 70-ta teksa suksesi edhe me këtë këngë nuk mungoi.
Bashkëpunimi i fundit tashmë me artistë nga Kosova erdhi me Capital T dhe 2po2 me këngën ‘Lejla’ e cila ka arritur të kalojë shifrën e 10 milon klikime vetëm një muaj pas publikimit të saj.
Është për tu çuditur fakti se pse Elvana deri më tani ka pasur duete vetëm me meshkuj dhe kanë munguar bashkëpuniet me femrat si dhe shumica e këtyre bashkëpunimeve janë me artistë meshkuj nga Kosova.
Një gjë është e sigurt këngëtarja e di mjaft mirë se cfarë do nga vetja dhe bashkëpuntorët të cilët ajo përzgjedhë janë të duhurit dhe në kohën e duhur. /Prive.al/