Tara me shumë talente: Ja aftësitë e saja në vallëzim (VIDEO)

By

Vajza e ish çiftit të njohur Blero dhe Teuta Krasniqi po del të jetë me shumë talente.

Dita e djeshme e gjeti atë në studio këndimi teksa ishte pranë babait të saj e sot për dallim nga dje u pa pranë nënës së saj e tashmë në një studio vallëzimi.

Tara ka kohë që po ndjek leksione në këtë drejtim e duket se ka qenë mjaft e vëmendshme gjatë tyre pasi që performanca e saj të lë me gojëhapur.

Në mesin e shumë ‘princeshave’ tjera Tara shkëlqen nën veshje me ngjyrat kuq e zi teksa për performancën e saj mjaft krenare u ndie edhe nëna Teuta e cila rastin në fjalë e ndau edhe me ndjekësit e saj në Instagram duke thënë fjalët më të mira për vajzën.

Këto janë epitetet që i’a vuri Tarës në postimin e bërë:“Jeta ime, Krenaria ime, Thesari im, Shpirti i shpirti tim, Dielli i jetes sime, Bota ime, Tara ime ???❤️❤️❤️???” /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm