Ka një kohë të gjatë prej kur ka sjellur një projekt muzikor.
Madje, së fundmi u bë e ditur se Dhurata Ahmetaj ka vendosur të pauzojë tërësisht për një kohë nga muzika.
Por, kjo nuk e ka ‘tretur’ tërësisht nga vëmendja e publikut këngëtaren e njohur.
Të paktën në rrjete sociale, ajo është tejet aktive me postime duke mbajtur profilin e një blogger-eje të modës që në fokus kryesor ka ekspozimin e koleksioneve më të fundit të veshjeve nga markat me të cilat bashkëpunon.
E është një tjetër detaj që ka marrë vëmendjen e ndjekësve tash e një periudhë relativisht të konsiderueshme.
Në mënyrë periodike, Dhurata shihet shpesh në Londër të Mbretërisë së Bashkuar.
Nuk shkon pothuajse as një muaj i plotë pa frekuentuar kryeqendrën britanike, ecejakjet drejt të cilit destinacion duket të jenë tejet të shpeshta.
Pashmangshëm, pyetja që shtrohet në raste si ky është – çfarë po e lidhë bukuroshen me Londrën?
Në planin personal nuk është bërë e ditur ndonjë romancë e re nga Dhurata por mbase kjo mund të jetë arsyeja e një frekuentimi kaq të shpeshtë të kryeqendrës britanike. Derisa vetë Dhurata vendosë të zbulojë diçka më shumë, neve s’na mbetet gjë tjetër pos të aludojmë e sigurisht edhe të hulumtojmë. /Prive.al