Vullneti dhe Arioni po bisedonin bashkë teksa po hanin ushqim në kuzhinë.
Dyshja po diskutonin për lojën e disa banorëve brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 3.
Vullneti po fliste për raportin e tij me disa nga banorët, në veçanti për Gresën.
Sipas tij, Gresës i ka humbur ‘busulla’ nga momenti që më nuk janë aleatë në lojë, transmeton Klankosova.tv.
Tutje ata po thurnin plane për strategjitë e tyre të lojës në raport me banorët tjerë.
Vullneti u dëgjua teksa u shprehte “e zgjerojmë rrjetin”, ndërsa Arioni i tha se nëse i njëjti nuk del sonte, do të futen në ‘fërka’.
“Nëse rri deri mas sonte, hyjmë në fërk”, tha ai.
Për të kuptuar më shumë nga biseda e tyre, shiheni videon e mëposhtme: