‘Nuk ma nin’ ishte kënga e fundit e Young Zerkës.
Mirëpo, këngëtari nuk është ndalë asnjë ditë për të sjellë projekte të reja sa më shpejt.
Një postim i fundit i tij në Instagram, ka lënë të kuptohet se Zerka po punon në një këngë e cila sipas përshkrimit do të jetë hit.
‘Punë, punë, ju nuk e dini’, shkroi ai duke etiketuar edhe producentin me të cilin po punon.
Edhe pse pa projekte tash e dy muaj, e dashura e tij Ronela Hajati u prezantua të dielën në Kënga Magjike me këngën ‘Vuj’ të cilën padyshim se e ripostoi Zerka dhe shprehu dashurinë e tij me kode në rrjete sociale./Prive.al