Loredana arrin një tjetër sukses në Gjermani, nominohet për…

By

Loredana Zefi – e dashura e Mozzikut, ka dhënë një lajm të mirë përmes llogarisë së saj në Instagram.

Ajo tregoi se është nominuar për BESt HIP HOP ACT dhe ka kërkuar nga fansat ta mbështesin atë në këtë garë.

Reperja bëri një postim të gjatë nën një fotografi të cilën e postoi duke i falëndëruar mbështetësit.

‘Përshendetje njerëz. Përveç faktit që unë jam emëruar këtu unë ju kam borxh. Ndoshta ju nuk e shihni si mirënjohje dhe ndoshta ju mendoni se kjo është shumë e natyrshme për mua. Unë jam e vetëdijshme se muzika e mirë shpërblehet por mbështetja mega gjigante nuk është gjithmonë aty si ju që keni qenë me mua deri më sot, jam mirënjohëse për secilin prej jush, për të gjithë ata që qëndrojnë zgjuar deri vonë për t’i dëgjuar këngët e mija. Nuk më intereson kush e ka vendin e parë unë vetëm përpiqem të jap më të mirën time.

Shpresoj që të paktën në të ardhmen unë mund t’ju shpërblej me muzik të mirë. Unë jam nominuar në BEST HIP HOP ACT’, shkroi ajo.

Suksese Loredana.

https://www.instagram.com/p/BqIYnH7lMDQ/

Artikuj të ngjashëm