Rreth dy orë më parë u publikua projekti i shumëpritur i Noizyt dhe Encës i titulluar ‘Bow down’.
Ky projekt siç edhe pritej, hasi në kritika shumë pozitive duke vulosur epitetin e një hiti në diskografinë shqiptare për këtë vit.
Një dyshe si Enca dhe Noizy, të fuqishëm e shumë të suksesshëm në diskografinë shqiptare nuk kishin se si të vinin tjetër pos me një hit.
E duket se ky sukses i madh ka bërë që dyshja të ndjejnë ndjenja pozitive për njëri-tjetrin. Si rrallë herë kur shpreh opinione, Noizy është shprehur krenar për Encën dhe rrugëtimin e saj të suksesshëm në karrierë.
‘Krenar me ty’ – ka thënë reperi në postimin e parë pas publikimit të këngës. /Prive.al/