Çifti, Rina Balaj dhe SinBoy kanë disa ditë që po qëndrojnë në Turqi, ku edhe festuan ditëlindjen e 22-të të artistes.
Në fakt, festa ka disa ditë që ka filluar sipas shumë postimeve që ajo ka ndarë në llogarinë e saj në Instagram.
E sigurisht, vajza e ditëlindjes mori dhurata të shumta, por zgjodhi që atë të Sin Boy ta ndajë me ndjekësit e saj.
Në një fotografi që ka ndarë shihet disa paketime ku shkruan “Alexander McQueen”, por nuk ka zbuluar se çfarë janë.
Po ashtu në sy ranë disa ëmbëlsira dhe shumë trëndafila që i dhuroi i dashuri. /Prive.al