Mbase do t’ju duket i çuditshëm titulli, por Mihrije Braha, Naim Abazi, Loredana e Mozzik kanë një të përbashkët.
Të paktën kështu e kanë cilësuar njerëzit në rrjete sociale.
Një fotografi e këtyre dy çifteve të njohura, është bërë virale në rrjetet sociale.
Derisa kudo po shfaqej sfida 10-vjeçare, dikush vendosi Loredanën dhe Mozzikun e Mihrijën me Naimin, si ndryshim brenda 10 vjetësh.
Më pas, Mihrija e mori imazhin dhe e ripostoi sot në Instagramin e saj.
Kjo për faktin se të dyja këto çifte në fotografinë e mëposhtme, janë të veshur pothuajse njëjtë, të paktën ngjyrat dhe stili është identik.
Mihrija dhe Naimi e realizuan kohë më parë këtë foto mirëpo Loredana dhe Mozzik zgjodhën këtë dukje në këngën e re “Romeo&Juliet” që doli pak ditë më parë.
Si po ju duket juve?/Prive.al