Emri i moderatores shqiptare keqpërdoret për produkte falas

By

Moderatorja, Nevina Shtylla ka rënë pre e një mashtrimi ku është përdorur emri i saj. Ajo ka zbuluar në instastory se dikush është shtirur si ajo.

Ajo ka ndarë me ndjekësit foto nga biseda ku disa individë flisnin në emrin e moderatores për të përfituar produkte falas në këmbim të reklamës dhe i ka njoftuar të gjithë të bëjnë kujdes pasi kjo nuk është hera e parë që ndodh.

“Bëni kujdes. Nëse ju ka kontaktuar ky numër bllokojeni pasi nuk është i imi. Ka dalë një modë e re që kontaktohen biznese në emër të personazheve dhe u kërkohen produkte falas në këmbim të reklamës. Nuk jam unë emri i vetëm i cili është përdorur, ndaj bëni kujdes”, ka shkruar Shtylla krah fotove në Instastory. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm