Zëri i himnit të Kampionatit Botëror: Çka tha Era për Granitin e Xherdanin?

By

Këngëtarja kosovare na bëri të lumtur të gjithëve kur zbuloi se do të jetë zëri i himnit të Kampionatit Botëror bashkë me Will Smith e Nicky Jam, edhe më të lumtur u bëmë kur u konfirmua se Era Istrefi do të performojë live në finalen e këtij botërori.

Njëra prej ndeshjeve pjesë e këtij gjiganti sportiv, u realizua dje.

Zvicra po luante kundër Serbisë, por ajo më e rëndësishmja ishte se përballë serbëve ishin katër shqiptarë, të cilët në fund na bënë krenar me fitore.

Goli i Granit Xhakës e i Xherdan Shaqirit i emocionoi të gjithë shqiptarët nëpër botë.

Pothuajse të gjithë njerëzit por edhe të famshmit postuan fotografi të dyshes perfekte në momentin kur bënë shqiponjën pas golave.

Ishte Era ajo që postoi sot fotografi të Granitit e Xherdanit në Instagramin e saj me përshkrimin ‘one life one dream’./Prive.al

Artikuj të ngjashëm