Genc Prelvukaj hyn ndër artistët që tatuazhet i ka të shndërruara në pasion. Në trup ai ka disa prej tyre, ndërsa vitin e kaluar gravoi në trup logon e kompanisë së tij Blackfish.
Por duket se reperi është përfshirë nga mania e mos ndaljes në vetëm një apo dy të tillë.
Ai sot ka bërë një tjetër tatuazh me domethënie patriotike. Në krah, tani e tutje Genci do të ketë portretin e një shqiptari të zonave veriore nga ku ai e ka edhe prejardhjen.
Krijuesi i hitit ‘Albanian’ vazhdimisht tregon krenarinë për origjinën dhe faktin e të qenurit shqiptar. /Prive.al/