Ishin dy prej vajzave me më së shumti tension në filimet e këtij sezoni të programit “Përputhen”.
Madje, kjo situatë vazhdoi për Shqipen dhe Tean edhe pas programit.
Me të dalur, Shqipja kohë pas kohe lëshonte “bomba” të ndërlidhura me emrin e konkurentës tjetër.
Fllimisht, lëshoi teorinë se Tea dhe Andi janë çift prej vitesh, e më pas publikoi fotografitë e saj me Beartin (gjë që rezultoi e vërtetë).
Gjithë kjo ‘betejë’ në tentim për të vënë në pah se sipas Shqipes, Tea nuk ishte e vërtetë dhe po bënte lojë duke gënjyer publikun. Pas kësaj, dy vajzat do të përballen sot për të parën herë.
Ato do të jenë të ftuara tek i njëjti vend – rubrika “Trotuar” në programin “E diell”.
Këtë e ka paralajmëruar Tea përmes një kolazhi ku veten e nxjerr “zjarr” kurse Tean “akull” të ftohtë.
Si do jetë raporti mes tyre sot? Situatë e nxehtë apo akull e ftohtë? Duke parë gjithë këto kapërdirje të fjalëve e situatave, nuk do habiteshim po të shihnim sot dy “shoqe të reja të ngushta”. /Prive.al