Me tu bërë i ditur në të gjitha anët lajmi she reperi i famshëm Asdren Gjikolli dhe e dashura e tij, moderatorja Elita Rudi po martohen me 21 Shtator, as vet Elita nuk e fshehu më.
Ndonëse jo me ndonjë deklaratë zyrtare nga dyshja se po martohen, ajo çdo ditë përmes rrjeteve sociale ka përcjellë tek ndjekësit e saj detaje të ndryshme nga dasma.
Fillimisht dekori i dasmës që u porosit nga “Grand Decor”, më pas ftesat dhe paja, e deri tek zbulimi i vellos që do e mbajë të veshur bukuroshja gjatë së premtes.
Elita dhe Gjiko që kurorëzohen këtë të premte, kanë kërkuar një dasmë private pa praninë e mediave ndërsa pak detaje nga kjo ceremoni ka bërë të ditura Elita.
Moderatorja ka vendosur që vellon e saj të nusërisë ta blejë tej Geraldina Sposa dhe nuk ka punuar me asnjërin prej dizajnerëve shqiptarë. /Prive.al