Iker Casillas ka tërhequr vëmendjen së fundmi, pasi ka ndjekur disa femra të famshme, tërheqëse dhe beqare në rrjetet sociale, duke përfshirë edhe ish-partneren e Gerard Pique, Shakira.
Ish- portieri i Real Madridit filloi të ndiqte Shakirën pasi Pique dhe këngëtarja e njohur njoftuan se po ndaheshin.
Kjo nuk ka kaluar pa u vënë re. Fansat ishin të vetëdijshëm se ai nuk e kishte ndjekur më parë para ndarjes, pavarësisht se e njihte prej vitesh.
Mirëpo, Iker Casillas i ka dhënë fund zërave që e lidhnin me Shakirën.
Casillas ka mohuar të ketë një lidhje me këngëtaren pas ndarjes së saj me Piquen.
“E pabesueshme… e pabesueshme”, ka shkruar ai në një postim në Instagram.