Çarçafë të bardhë dhe petale trëndafili, kush i bëri këtë surprizë Bleonës?

By

Pak ditë më parë, emri i saj prapë u përfol në mediat rozë për statusin e saj martesor.

Fjala është për Bleonën dhe Gani Bardhën të cilët vite më parë i dhanë fund martesës së tyre. Të paktën këtë gjë dinim pasi që historia kishte detaje të tjera të cilat janë zbuluar tek tani.

Çifti, në regjistrat shqiptarë duket të kenë figuruar të martuar deri këtë muaj, përkundër procedurave të divorcit në Amerikë të zhvilluara në vitin 2011. Ky detaj befasues është kuptuar nga aktvendim i Gjykatës së Apelit në Tiranë të cilin e ka siguruar ekskluzivisht Prive.al e ku Gani Bardha ka kërkuar njohjen dhe dhënien në fuqi ligjore për zbatim të vendimit të vitit 2011 nga Gjykata e huaj në Michigan për divorcin e çiftit.

Mirëpo Bleona, tani në Amerikë, tani e sa vite është fokusuar vetëm në muzikën e saj. Ajo që tërhoqi vëmendjen është një postim i saj në Instagram që na jep një frymë tejet intime.

Në postimin e saj ku shihet një imazh i një shtrati më çarçafë të bardhë dhe emri i saj gërmëzuar me petale trëndafili të kuq, Bleona e cila gjindet në Paris shkruan:

“Nuk mund të them se nuk më pëlqen kjo.”

Nuk dihet ende se kush i bëri këtë befasi këngëtares mirëpo ajo duke ta ketë shijuar tej mase. /Prive.al

View this post on Instagram

I can’t say I don’t love this ♥️ #paris

A post shared by Bleona (@bleona) on

 

 

Artikuj të ngjashëm