Së shpejti, Capital T do të sjellë një nga koncertet më të mëdha që janë mbajtur në Kosovë.
Bëhet fjalë për kapitullin e dytë të “Time Capsule” ku në skenë do të ngjiten edhe shumë emra të njohur.
Së fundmi, vet reperi ka zbuluar dy emrat e artistëve që do të jenë pjesë e koncertit të tij.
Nëpërmjet postimeve në llogarinë e tij në Instagram, rap-artisti ka njoftuar se Rina Balaj dhe Lluni janë dy emrat e parë që zbulohen si performues në koncertin e 11 gushtit.