Ariana Grande fiton titullin e 20-të në Librin e Rekordeve Guiness

By

Ariana Grande është një nga emrat më të sukseshëm të muzikës në dekadën e fundit. Në pak kohë ajo arriti të ndërtonte një karrierë mjaft të suksesshme dhe të renditej si një ndër artistet më të mira. Ajo vazhdon të thyejë rekorde dhe së fundmi ka fituar titullin e 20-të në rekordet Guinness.

Vlerësimi më i ri për artisten është “debutimi i shumicës prej këngëve të saj në Nr.1 në Billboard Hot 100” me pesë këngë të renditura në kryer të listës botërore.

“Ajo që bëri të fitojë edhe një rekord të ri është si e vetmja artiste që e ka arritur këtë në histori. Triumfet e saj vijnë pas hapave mbresëlënës që ka bërë në industrinë e muzikës, të filluar qysh në adoleshencë”, thuhet në një njoftim.

Ariana ka fituar dhe disa tituj të tjerë shumë të rëndësishëm në Rekordet Botërore të Guinness si:

  • Më e transmetuara në Spotify brenda një jave (artiste femër)
  • Artistja femër më e ndjekur në Spotify
  • Artistja që ka zënë pozitat e para në tabelë edhe në ShBA
  • Artistja me më së shumti (40) hyrje në tabela në ShBA
  • Artistja me këngët më të transmetuara në Spotify brenda një jave
  • Artistja femër me më së shumti abonues në YouTube
  • Artistja me albumin më të transmetuar brenda një jave në ShBA.
  • Artistja me më së shumti nominime në MTV EMA për ‘Bashkëpunimin më të mirë’
  • Artistja me këngët më të transmetuara në një javë në listat e Billboard
  • Artistja femër me më së shumti dëgjues në Spotify

Artikuj të ngjashëm