Së fundmi i ftuar në “Gjoni Black me Meriton Mjekiqin” ishte Capital T, ku nga aty nisi një iniciativë mes dyshes që ka për qëllim të mbledhë fonde për bamirësi.
Capital T vuri në ankand një palë atlete të tijat dizajnuar nga reperi Kanye West për brendin sportiv, Adidas.
Ofertuesit mund të ofrojnë çmimin e tyre në faqen e Meriton Mjekiqit, ankand i cili mbyllet të hënën, me 10 dhjetor, ora 15:00.
Ofertuesi më i lartë merr atletet, paratë shkojnë për bamirësi. /Prive.al
View this post on Instagram