Capital T publikon një himn dashurie “Je T’Aime”!

By

Sot po shënohet 14 shkurti e të gjithë në mënyra të ndryshme shprehim dashurinë, por më e bukura është ajo që dedikohet përmes tekstit të një kënge.

E një himn dashurie është publikuar sot nga Capital T, që mban titullin “Je T’Aime” ose thënë në shqip “Të Dua”.

Ky projekt vjen me videoklip nga Parisi, qyteti i dashurisë ku pa u publikuar kjo këngë bëri shumë zhurmë nga imazhet e publikuara të saj.

Tani kjo këngë ka dhënë premierën dhe ka filluar të pëlqehet menjëherë nga adhuruesit e muzikës së Trimit.

“Je T’Aime” do të jetë pjesë e albumit të ri të reperit që mban titullin “Skulpturë”./Prive.al

Artikuj të ngjashëm